Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Trump: Armata amerikane po lëviz drejt Iranit, koha po mbaron! Teherani: Do të kundërpërgjigjemi nëse provokohemi

Press Online28 Janar 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se një forcë e madhe detare amerikane, të cilën ai e përshkroi si “armadë”, po lëviz drejt Iranit, me shpresën se Teherani do të pranojë një marrëveshje “të drejtë dhe të balancuar” për të shmangur armët bërthamore dhe një konflikt të mundshëm.

Në një postim, Trump deklaroi se “armada”, e udhëhequr nga aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln, po lëviz me “shpejtësi të madhe, fuqi të madhe, entuziazëm dhe vendosmëri”, duke theksuar se bëhet fjalë për një flotë më të madhe se ajo që ishte dërguar më parë drejt Venezuelës.

Presidenti amerikan shprehu shpresën se Irani do të “ulet në tryezën” e negociatave dhe do të arrijë një marrëveshje që ndalon armët bërthamore dhe që do të jetë “e mirë për të gjitha palët”. Ai paralajmëroi se koha po mbaron dhe i bëri thirrje sërish Teheranit të zgjedhë rrugën e marrëveshjes.

“Sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq! Mos lejoni që kjo të ndodhë përsëri”, përfundoi Trump në mesazhin e tij.

Reagimi i Teheranit

Irani deklaroi se është i gatshëm për bisedime me Shtetet e Bashkuara, por do të mbrohet nëse provokohet. Mesazhi u përcoll nga misioni diplomatik i Iranit pranë Kombeve të Bashkuara, pas deklaratës së presidentit amerikan.

“Irani është i gatshëm për dialog, të bazuar në respekt të ndërsjellë dhe interesa të përbashkëta. Por nëse ushtrohet presion, do të mbrohet dhe do të përgjigjet si kurrë më parë”, thuhet në deklaratën e postuar nga misioni iranian në platformën X./vizionplus.tv

Previous ArticleDrejtori sportiv i Atletico Madrid udhëton në Mynih, kërkon transferimin e Goretzkas
Next Article “Miri i çonte lule…”/Keijsi plas skandalin në Shqipëria Live: Njihen mirë me Stelinën dhe…

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.