Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

PE miraton rezolutën që dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran

Press Online23 Janar 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Parlamenti Evropian miratoi me shumicë votash ditën e djeshme një rezolutë që dënon dhunën e ushtruar nga autoritetet iraniane ndaj protestuesve dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran.

Rezoluta u miratua me 562 vota pro, 9 kundër dhe 57 abstenime dhe trajton çështje që lidhen me të drejtat e njeriut, sigurinë dhe marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Iranit.

Në dokument, eurodeputetët dënojnë përdorimin e forcës nga forcat e sigurisë iraniane kundër protestuesve paqësorë dhe kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të dhunës, si dhe lirimin e personave të ndaluar për shkak të pjesëmarrjes në protesta, përfshirë aktivistë dhe gazetarë.

Parlamenti Evropian shpreh gjithashtu mbështetje për zgjerimin e masave kufizuese ndaj autoriteteve iraniane dhe i bën thirrje Këshillit të BE-së të shqyrtojë shpalljen e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, përfshirë strukturat e saj, si organizatë terroriste.

Rezoluta kërkon forcimin e sanksioneve ekzistuese, përfshirë ngrirjen e aseteve dhe ndalimet e udhëtimit për personat përgjegjës për shkelje të të drejtave të njeriut, si dhe zbatimin e rreptë të tyre nga shtetet anëtare.

Eurodeputetët dënojnë gjithashtu ndërprerjet e internetit dhe censurën e informacionit gjatë protestave, duke kërkuar mbështetje për lirinë e komunikimit dhe aksesin në informacion. Po ashtu, kërkohet bashkëpunim i plotë i autoriteteve iraniane me mekanizmat hetimorë ndërkombëtarë të mandatuar nga OKB-ja.

Në rezolutë theksohet se çdo përmirësim i marrëdhënieve mes BE-së dhe Iranit duhet të kushtëzohet me përparim konkret në fushën e të drejtave të njeriut, lirimin e të burgosurve politikë dhe respektimin e parimeve të sundimit të ligjit.

Ndërkohë, Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka bërë të ditur se përfaqësuesve diplomatikë iranianë u është ndaluar hyrja në ambientet e Parlamentit Evropian, në kuadër të masave të ndërmarra pas zhvillimeve të fundit në Iran.

Previous ArticleNjë frut së shpejti mund të zërë vendin e sheqerit?! Ja se ku ndodhet…
Next Article Osmani për Bordin e Paqes: Besoj në udhëheqjen e presidentit Trump për të sjellë paqe

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.