NASA sapo hodhi një nga “bombat” më të mëdha shkencore të dekadës dhe ka lidhje me jetën në Mars!

featured
Press Online
09 Nëntor 2025, 20:38

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

NASA sapo hodhi një nga bombat më të mëdha shkencore të dekadës: shenja më e qartë deri më sot që mund të ketë pasur jetë në Mars.

Jo, nuk janë alienë me antena, por një shkëmb me pika të zeza, që duket si leopard print – dhe po, mund të jetë gjurma e mikrobeve që kanë jetuar 3.5 miliardë vite më parë.

Mostra, e quajtur Sapphire Canyon, u mor nga roveri Perseverance në një zonë ku dikur rridhte ujë – pra, vendi perfekt ku mund të ketë pasur jetë. Shkëmbi quhet Cheyava Falls dhe NASA thotë se brenda tij ka minerale dhe “njolla” që s’mund të shpjegohen ndryshe përveç nëse diçka e gjallë ka qenë aty.

“Pas një viti analizash, nuk gjetëm asnjë shpjegim tjetër,” tha administratori i NASA-s, Sean Duffy.

Në përkthim: “Ose aty ka pasur mikrobe… ose Marsi po tallet me ne.”

Shkencëtarët e quajnë këtë një potencial “biosignature” – pra, shenjë që mund të ketë lidhje me jetën.

Instrumentet e roverit zbuluan hekur, fosfat dhe sulfate kalciumi, elemente që në Tokë formohen në vende ku bakteret “hanë” lëndë organike dhe “marrin frymë” me hekur e sulfate.

Në thelb, ky shkëmb është si një kapsulë kohe që ruan ADN-në e një planeti që ndoshta dikur kishte lumenj, liqene dhe ndoshta… mikrobe që po jetonin jetën e tyre të qetë marsiane.

Problemi? Mostra është ende në Mars. NASA do ta sjellë në Tokë, por me buxhetin e prerë përgjysmë nga Shtëpia e Bardhë, mund të ndodhë pas shumë vitesh.

Pra, për momentin, jemi një leopard spot larg nga prova që s’jemi vetëm në univers.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter