Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Mira Murati, inxhiniere shqiptare dhe ish-CTO e OpenAI, i ka thene “jo” një oferte prej 1 miliard dollarësh nga… Mark Zuckerberg. Po, një miliard – me “M”.
Meta, kompania që zotëron Facebook, Instagram dhe një sasi të frikshme serverash, tentoi ta blinte startup-in e saj Thinking Machines Lab, që ajo e themeloi pas largimit nga OpenAI. Por Mira s’u tund asnjë sekondë. Dhe më e forta? Asnjë nga 50 anëtarët e ekipit të saj nuk pranoi ofertën – edhe pse disa prej tyre morën propozime që shkonin në shuma jashtëzakonisht të mëdha.
Në Silicon Valley, kjo quhet “Billion-Dollar No” – një refuzim që tronditi gjithë botën e teknologjisë.
Arsyeja e saj është e qartë: vizioni mbi vlerën.
Mira po ndërton një inteligjencë artificiale që s’është thjesht më e fuqishme, por më e ndërgjegjshme. Siç ka thënë vetë ajo: “AI pa vlera është inteligjencë pa ndërgjegje.” Dhe në një kohë kur kompanitë e mëdha po garojnë për dominim, ajo po lufton që e ardhmja e AI-së të mos kontrollohet nga korporata gjigante, por nga njerëz që e kuptojnë se teknologjia duhet ti shërbejë njeriut, jo ta zëvendësojë.
Sipas Wall Street Journal, projekti i saj i ri, me investim 2 miliardë euro, është mbuluar nga misteri. Ajo ka marrë me vete 20 nga ish-kolegët e OpenAI, përfshirë John Schulman – trurin pas ChatGPTs. Produkti i parë pritet të prezantohet shumë shpejt, dhe zërat thonë se do të ndryshojë mënyrën si njerëzit bashkëveprojnë me AI.
Pra, po, një shqiptare i tha “jo” Zuckerbergut. Dhe e bëri me stil.
Se ndonjëherë, më shumë se miliardat, vlejnë idetë – dhe një “jo” që bën histori.



