Nga yll i muzikës në zonjë me rrudha! Postimi i ri i Bebe Rexhës po pushton rrjetet sociale!

featured
Press Online
23 Tetor 2025, 14:20

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka shkaktuar të qeshura dhe habi në rrjetet sociale, pasi publikoi një video në TikTok ku përdor disa filtra për të zbuluar se si do të dukej në moshë të thyer.

Në klipin që u bë menjëherë viral, Bebe shfaqet duke eksperimentuar me filtrin që “plak” fytyrën dhe, me humor, komenton rezultatin:

Po më thoni të qesh, apo jo? Më thanë se ky filtër do të më jepte një apo dy rrudha. Mendova se do të dukesha si një zonjë e bukur në moshë të madhe. Dhe ata thanë që ky filtër është shumë realist… por kur e pashë veten, hmm… ndoshta në këtë moment, kur dukem kështu, do të më sillni lule… ose më mirë më jepni tani, sa jam ende e re dhe e bukur!

Në video, këngëtarja shihet me rrudha të theksuara dhe flokë të thinjura, duke bërë që efekti të duket jashtëzakonisht realist dhe argëtues.

Pas publikimit, fansat e saj reaguan me komente plot humor dhe dashuri, duke e komplimentuar për natyralitetin dhe ndjenjën e saj të humorit.

Edhe si e moshuar, Bebe dukesh e mrekullueshme

-shkroi një ndjekës, ndërsa të tjerë vlerësuan mënyrën si ajo përdor rrjetet sociale për të qëndruar pranë publikut me përmbajtje pozitive e plot energji.

Ndërkohë, Bebe Rexha është në fazën përfundimtare të punës për albumin e saj të katërt muzikor, duke paralajmëruar rikthim të fuqishëm në skenën ndërkombëtare.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.