Gigi Hadid magjeps në rikthimin e Victoria’s Secret Fashion Show në New York! “Jam më e fortë…”

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Modelja e njohur Gigi Hadid u rikthye me shkëlqim në pasarelën e Victoria’s Secret në New York, duke mahnitur publikun me elegancën dhe linjat e saj të përsosura.

Në daljen e saj të parë për mbrëmjen, 30-vjeçarja u shfaq me një kostum banje dy pjesësh rozë metalike dhe një mantel gjigant në formën e një trëndafili, duke ecur me vetëbesim dhe buzëqeshje përballë kamerave.

E dashura e aktorit Bradley Cooper tregoi një energji pozitive dhe një pamje të bronztë perfekte, ndërsa dërgonte puthje për publikun.

Ndërsa më vonë gjatë mbrëmjes, ajo u rikthye në pasarelë me një look të bardhë elegant, që përfshinte një këmishë mëndafshi, pantallona të shkurtra dhe krahë engjëjsh, duke përmbyllur një prej rikthimeve më të komentuara të vitit.

Ky rikthim i Hadid vjen pas deklaratës së saj të sinqertë për përvojën e parë në Victoria’s Secret në vitin 2015, kur ajo kishte rrëfyer se ishte ndier e pasigurt dhe kishte qarë për shkak të presionit të madh.

Ajo kohë ishte shumë e vështirë për mua. Por tani, kur shikoj prapa, e kuptoj se e meritoja të isha aty

-u shpreh Gigi në një video të postuar më 10 tetor, ku njoftoi rikthimin e saj për shfaqjen e vitit 2025.

Modelja shtoi se përvoja e saj e parë në pasarelë e ndihmoi të rritej profesionalisht dhe personalisht:

Vazhdoj të kthehem në këtë shfaqje për të gëzuar për atë vajzën që mori shfaqjen e parë dhe për të falënderuar veten time që nuk u dorëzua.

Gigi Hadid ka treguar gjithashtu se figura e saj dikur nuk pranohej lehtë në industrinë e modës, por ajo arriti të ndryshojë perceptimet me punë, përkushtim dhe vetëbesim.

Pas debutimit të saj në Victoria’s Secret në vitin 2015, ajo mori pjesë në edicionet e 2016, 2018 dhe 2024, duke u bërë një nga fytyrat më të dashura të markës.

Victoria’s Secret konfirmoi më herët këtë vit rikthimin e pasarelës legjendare, duke premtuar “më shumë glamur, krahë, muzikë dhe energji se kurrë më parë”.

Me performancën e saj të fundit, Gigi Hadid dëshmoi edhe një herë pse konsiderohet një nga ikonat më të mëdha të modës moderne.

Gigi Hadid magjeps në rikthimin e Victoria’s Secret Fashion Show në New York! “Jam më e fortë…”
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *