Rezultatet nga përfaqësitë diplomatike, Vetëvendosje kryeson me mbi 84 për qind

featured
Press Online
11 Qershor 2026, 23:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultate të reja nga procesi i numërimit të votave në përfaqësitë diplomatike.

Sipas të dhënave të përditësuara, deri në orën 22:51 janë procesuar 5 nga gjithsej 47 vendvotime, që përbëjnë 10.64 për qind të totalit të votave nga përfaqësitë diplomatike.

Në bazë të rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm me 2,425 vota ose 84.88 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 219 vota ose 7.67 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 144 vota ose 5.04 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 41 vota, që përbëjnë 1.44 për qind të votave të numëruara deri tani.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter