“Unë jam autori”, Elvis Shkambi pranon fajësinë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

featured
Press Online
08 Tetor 2025, 06:26

Autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, Elvis Shkambi ka pranuar aktin e rëndë.

Bëhet me dije se Shkambi pas ngjarjes nga vendi i ngjarjes nuk është larguar dhe kur ka mbërritur policia është shprehur se ai është autori.

“Unë jam autori”, mësohet se u ka thënë efektivëve të policisë kur kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Autori mësohet se ka përdorur një armë tip pistoletë “Bereta”.

Ai ka hapur zjarr në momentin kur gjyqtari ka qenë duke dhënë vendimin në sallë gjyqsore. Nga të shtënat u qëllua për vdekje gjyqtari ndërsa të plagosur lehtë kanë mbetur edhe dy persona të tjerë. Të plagosurit janë babë e bir ndërsa po mbahen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar ai në Komisariatin Numër 1.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter