Moti sot në Maqedoninë e Veriut

featured
Press Online
28 Gusht 2025, 08:36

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 14 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 27 deri 36 gradë Celsius, përcjell PressOnline.al.

Në Shkup do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), deri të premten do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë me rritje graduale të temperaturave ditore. Të shtunën pasdite, gjatë natës dhe të dielën paradite moti do të jetë jostabil me reshje lokale shiu të rrëmbyeshëm dhe vetëtima. Do të fryjë erë mesatare, vende-vende e fortë nga jugperëndimi, ndërsa të dielën erë nga veriu, e cila do të kushtëzojë ulje të temperaturave ditore. Pas kësaj, do të pasojë një periudhë me mot të qëndrueshëm dhe më të ngrohtë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter