Në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e dytë të vitit 2025 ka pasur më shumë vdekje sesa lindje. Numri i lindjeve ka shënuar ulje, ndërsa ai i vdekje rritje, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Në tremujorin e dytë 2025, numri i lindjeve të gjalla është 3 741, ndërsa i vdekjeve 4 876, nga të cilët 13 foshnje”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i lindje u zvogëlua për 4.2 përqind, ndërsa i vdekjeve u rritën për 1.2 përqind
Kështu, në Maqedoninë e Veriut vetëm nga dallimi i lindjeve dhe vdekje është ulur për 1 134 numri i popullsisë së përgjithshme. (Portalb.mk)







