Taravari uron kryetarin e ri të Partisë Demokratike Turke: “Mezi pres të punojmë bashkë për një shoqëri të barabartë”

featured
Press Online
15 Korrik 2025, 19:41

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar sot zyrtarisht Zylfiqar Zejnullën, kryetarin e sapozgjedhur të Partisë Demokratike Turke, për marrjen e postit të tij të ri politik.

Në një status të shpërndarë në rrjetet sociale, Taravari vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet partive politike që përfaqësojnë komunitete të ndryshme në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se ky bashkëpunim është kyç për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.

“Urova sot kryetarin e sapozgjedhur të Partisë Demokratike Turke, z. Zylfiqar Zejnulla, për postin e tij. Me pritshmëritë më të mira, mezi pres të punojmë bashkë drejt zgjidhjeve të përbashkëta për një shoqëri të barabartë e të drejtë”, shkroi Taravari.

Partia Demokratike Turke është njëra ndër partitë tradicionale të komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut, ndërsa zgjedhja e kryetarit të ri shihet si një etapë e re në profilizimin dhe angazhimin politik të saj.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter