YouTuber-i më i ndjekur në botë zbulon gabimin që i solli kritika të shumta në internet!

featured
Press Online
26 Qershor 2026, 11:19

YouTuber-i më i ndjekur në botë, MrBeast, ka treguar një histori interesante se si një keqkuptim i vogël u shndërrua në kritikë masive në internet. I ftuar në një ‘podcast’, MrBeast, emri i vërtetë i të cilit është Jimmy Donaldson, rrëfeu se dikush i kishte paguar darkën në një restorant. Meqenëse nuk mori faturën, ai mendoi se gjithçka ishte e rregulluar dhe u largua pa lënë bakshish. Të nesërmen, ai u përball me reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi në Reddit u përhap pretendimi se ai nuk lë bakshish, pavarësisht se njihet për dhurimin e shumave të mëdha parash.

MrBeast shpjegoi se nuk kishte parë fare faturën dhe se zakonisht nuk mban para në dorë, prandaj nuk kishte mundësi të linte bakshish. Pas këtij incidenti, ai tha se ka ndryshuar sjellje dhe tani kërkon gjithmonë faturën, edhe kur dikush tjetër paguan për të, në mënyrë që të mund të lërë bakshish. YouTuberi shtoi se fama sjell situata të pazakonta për të cilat askush nuk të përgatit dhe se shpesh duhet t’i mësosh vetë këto leksione.

MrBeast ka hapur së fundmi një park argëtimi me sfida të ngjashme me ato të videove të tij, ku vizitorët garojnë për shpërblime të mëdha në para. Parku është pjesë e Riyadh Season, një festival vjetor që synon të promovojë kryeqytetin si destinacion turistik dhe të tërheqë yje ndërkombëtarë. Vizitorët u mblodhën nga e gjithë Arabia Saudite, duke përfshirë familje që udhëtuan qindra kilometra për të provuar sfidat.

Çdo ditë, vizitori me rezultatet më të larta fiton 7,000 riyalë (1,866 dollarë), ndërsa pas 45 ditësh fituesi me pikët më të mira merr 1 milion riyalë (266,645 dollarë). Hapja e parkut u shoqërua me një spektakël të madh; flakë, lazerë dhe dronë, ndërsa MrBeast shpërndante çanta me para dhe shpërblime për të pranishmit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter