Çdo qytetar do të mund të vendosë vetë nëse pas vdekjes dëshiron të jetë dhurues organesh, parashohin ndryshimet e Ligjit për dhurimin e organeve, të cilat sot janë në seancë qeveritare. Me ndryshimet zgjerohet edhe rrethi i dhuruesve të gjallë, kështu që organe do të mund të dhurojnë edhe të afërmit deri në shkallën e katërt të farefisnisë.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, vlerëson se bëhet fjalë për një nga hapat më të rëndësishëm dhe më humanë për avancimin e sistemit shëndetësor.
“Kur pacienti të shkojë te mjeku amë, do të hapet një pyetësor në të cilin mjeku amë nuk do të mund të hyjë në sistem pa iu përgjigjur pyetjes nëse pacienti pajtohet të jetë dhurues organesh pas vdekjes klinike. Secili prej nesh do të ketë mundësi t’i përgjigjet kësaj pyetjeje me po ose jo”, deklaroi Azir Aliu, ministër i Shëndetësisë.







