Hotel Plaza është evakuuar pas alarmit për bombë në zonën e parkingut. Klientëve u është kërkuar të dalin me urgjencë jashtë.
Siç duket edhe në foton që sjell Shqip.com, një prej klientëve ka dalë me robdeshan nga suita e Plazës.
Policia ushtroi kontrolle për lëndë eksplozive pas alarmit të marrë nga një telefonatë anonime.
Por nga veprimet e forcave xheniere në terren nuk u konstatua asgjë e rrezikshme në zonën ku telefonata lokalizoi prezencën e bombës.





