Press Online
27 Maj 2026, 14:27
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë mesazhe për unitet, dinjitet dhe shpresë për një të ardhme më të mirë.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza theksoi rëndësinë e familjes, respektit për njëri-tjetrin dhe ruajtjes së vlerave mbi të cilat, sipas tij, është ndërtuar liria e Kosovës.
Ai u shpreh se sfidat dhe krizat janë të përkohshme, ndërsa vullneti për ndryshim, zhvillim dhe mirëqenie duhet të mbetet më i fortë.
“Kjo festë të shërbejë si frymëzim që të jemi më të bashkuar, më afër njëri-tjetrit dhe më të vendosur për ta ndërtuar një Kosovë me më shumë mirëqenie, zhvillim dhe shpresë për çdo familje”, ka shkruar Hamza në urimin e tij.




