Është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë një shtetas kosovar i kërkuar me letër rreshtimi ndërkombëtar për veprën penale “Dhunim”.
Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është realizuar përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë në vend, si dhe në bashkëpunim me autoritetet zvicerane.
I dyshuari ishte arrestuar në Zvicër pas një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar përmes INTERPOL, pasi i njëjti dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë në Kosovë.
Pas përfundimit të procedurave të ekstradimit, ai është dorëzuar tek njësia policore kompetente në Kosovë, ku do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore.
Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale, si dhe për arrestimin e personave dhe grupeve kriminale brenda dhe jashtë vendit.




