Haxhiu: Kosova mbetet e vendosur ta thellojë partneritetin me Shtetet e Bashkuara

featured
Press Online
27 Maj 2026, 13:46

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pritur në takim dy kongresistë amerikanë, republikanin Keith Self dhe demokratin Suhas Subramanyam, të cilët ishin pjesë e delegacionit të Kongresit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu theksoi se Kosova e ka të rrënjosur në kujtesë mbështetjen amerikane në momentet më të rëndësishme të historisë moderne të vendit. Ajo vlerësoi rolin e SHBA-së në përkrahje të lirisë, paqes dhe të drejtës së popullit të Kosovës.

“Sot pata kënaqësinë të pres në takim kongresistin republikan Keith Self dhe kongresistin demokrat Suhas Subramanyam, pjesë e delegacionit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kosova e ka të rrënjosur në kujtesë mbështetjen amerikane. Në momentet përcaktuese të historisë sonë moderne, Shtetet e Bashkuara qëndruan në anën e lirisë, të paqes dhe të së drejtës së popullit tonë.

Shpreha mirënjohjen për mbështetjen amerikane ndaj Republikës së Kosovës, veçanërisht për rrugën tonë drejt NATO-s, për sigurinë rajonale dhe për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Kosova mbetet e vendosur ta thellojë partneritetin me Shtetet e Bashkuara, si aleate e besueshme dhe si vend që e sheh të ardhmen e vet natyrshëm në NATO, në Evropë dhe përkrah botës demokratike”, ka shkruar Haxhiu.

Kongresistët amerikanë takohen me Haxhiun në Presidencë

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter