Taravari për protestat e infermirëve në Tetovë: I kërkoja me insistim punësimet e tyre por VLEN kundërshtonte

featured
Press Online
30 Maj 2025, 14:26

Pas protestave të infermierëve dhe disa të punësuarve nga sektorë të tjerë në Spitalin e Tetovës, ka reaguar Taravari. Ai ka akuzuar se ka këmbëngulur që ky staf të punësohet, por se një gjë të till e ka kundërshtuar VLEN, raporton SHENJA.

“Arsyet pse kam lëshuar këtë Qeveri po bëhen gjithnjë e më shumë të qarta. Një rast i dhimbshëm është ai i motrave medicinale të spitalit të Tetovës të cilat janë pa vendim dhe pa rrogë. I kërkoja me insistim punësimet e tyre por VLEN e kundërshtonte, sepse ata donin punësime partiake!!!”, shkroi Taravari në Facebook.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter