Administrata e Trump ka pezulluar të gjitha intervistat për viza për studentët e huaj, raporton faqja e lajmeve Politico.
Masa do të prekë të gjitha universitetet amerikane. Ditët e fundit, Shtëpia e Bardhë kishte urdhëruar pezullimin e të gjithë studentëve të huaj nga Universiteti i Harvard-it.
Një gjyqtar më vonë e bllokoi atë vendim.
Administrata Trump po urdhëron ambasadat dhe konsullatat amerikane të pezullojnë caktimin e intervistave për studentët që kërkojnë viza për të ndjekur mësimet në SHBA, sipas Politico-s, e cila citon një kabllogram të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio.
Ky do të ishte një hap i parë drejt dispozitave të reja që – shkruan Politico – do të përfshijnë gjithashtu një vlerësim të profileve sociale të kandidatëve aspirantë.
Vendimi do të shtonte një kapitull të ri në luftën e shpallur nga Trump kundër botës universitare amerikane, e cila konsiderohet e rreshtuar në anën “liberale”.


