Një moment i tensionuar mes çiftit presidencial francez, Brigitte dhe Emanuel Macron, i kapur gjatë zbritjes nga avioni në Vietnam të hënën, u bë menjëherë viral në mediat ndërkombëtare.
Brigitte Macron i dha një “shpullë” Emanuel Macronit, ndërsa më pas refuzoi t’i jepte dorën, duke krijuar dyshime për një mosmarrëveshje mes tyre.

Megjithatë, imazhi i djeshëm duket se është zhdukur shpejt. Sapo avioni presidencial u ul sot në Indonezi, çifti u shfaq i buzëqeshur dhe duke zbritur shkallët së bashku, me Brigitte-n që mbante krahun e bashkëshortit të saj, duke treguar se marrëdhënia mes tyre është në rregull.
Brigitte Macron, 72 vjeçe, ishte e veshur me kostum krem dhe qëndronte pranë bashkëshortit të saj 47-vjeçar, ndërsa të dy zbritën nga aeroplani me buzëqeshje dhe të lidhur dorë për dore.

Ky incident dhe rikthimi i tyre në atmosferë të qetë janë bërë temë diskutimesh të shumta në mediat ndërkombëtare dhe rrjetet sociale.



