Mbërrin në Arabinë Saudite grupi i parë i haxhilerëve

featured
Press Online
22 Maj 2023, 11:26

Grupi i parë i haxhilerëve për Haxhin e këtij viti ka mbërritur në Arabinë Saudite të dielën, konfirmoi Ministria e Haxhit dhe e Umres e vendit, transmeton Anadolu.

Ministria ndau fotografi të haxhilerëve në llogarinë e saj në Twitter. Arabia Saudite pritet të mirëpresë mbi dy milionë haxhilerë gjatë sezonit të Haxhit këtë vit.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe është një pelegrinazh që çdo musliman i rritur duhet ta bëjë të paktën një herë në jetë nëse ka mundësi.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter