Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, ka informuar se Maqedonia po përshpejton ndërtimin e autostradës Ohër–Kërçovë.
Sipas tij puna po hyn në fazën përfundimtare dhe po ecën me dinamikë të shkëlqyer.
“Sot themi me krenari se po zgjidhim një nga një problemet e trashëguara, më i madhi – rrëshqitjet e dheut dhe pjerrësitë. Galeria e parë nga gjithsej 14 është përfunduar plotësisht dhe është asfaltuar, një vepër e vërtetë inxhinierike, që kërkon zgjidhje të nivelit të lartë ndërtimor, veçanërisht për shkak të terrenit të ndërlikuar malor nëpër të cilin kalon traseja e autostradës”, ka shkruar Mickoski në Facebook.
Kyrministri thekson se me ritëm të lartë po punohet edhe në tunele, ku aktivitetet ndërtimore janë në fazën përfundimtare.






