Kodi Zgjedhor, Mickoski: Pas takimit të mbrëmshëm, jam më pak optimist

featured
Press Online
05 Korrik 2026, 14:17

– Do të vazhdojë nga e hëna bisedimet, por pas takimit të mbrëmshëm, jam më pak optimist, këtë e tha kryeministri Hristijan Mikcoski për takimin që kishin mbrëmë partitë politike në Kuvend, me qëllim arritjen e konsensusit për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, përcjell TV21. Mickoski tha se partitë opozitare qëllimisht po bllokojnë, që mos të mos përmbushen 10 nga 10 indikatorët e Agjendës Reformuese.

“Jemi të gatshëm të pranojmë gjithçka, edhe një njësi zgjedhore, edhe buxhet më të madh për ata parti që nuk janë në 4. Le të kenë, le të reklamohen. Nëse e kanë deri te paratë, ja le të jetë edhe kjo, vetëm le ta kalojmë Kodin Zgjedhor, por qartë se te ata parti politike, të bindur për humbjen në zgjedhje, kanë frikë. Po përpiqen të bojkotojnë që mos të përmbushim 10 nga 10 indikatorët e Agjendës Reformuese, në rregull, 9 nga 10 do të jenë. Kjo është ajo që është, një më pak, Kodi Zgjedhor. Nuk duam ta shtyjmë përmes flamurit evropian, me forcë. Mendonim se kemi punë me njerëz të pjekur, përgjegjës, që kujdesen për të ardhmen e vendit”, theksoi Mickoski, duke shtuar se për VMRO-DPMNE-në, votimi sa më i madh i diasporës, mbetet qëllim strategjik, dhe se janë të gatshëm që në vend të mënyrës elektronike, diaspora të votojë me postë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter