Shtatë persona privohen nga liria, shkaku i dhunës në familje

featured
Press Online
04 Korrik 2026, 21:32

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme ka evidentuar të paktën tetë raste të dhunës në familje në disa qytete të vendit, ku janë arrestuar disa persona të dyshuar për sulme fizike, kërcënime dhe sjellje agresive ndaj anëtarëve të familjeve të tyre, shkruan Meta.

Më 04.07.2026 në ora 01:40, në rrugën “Drini Zi” në Strugë, nga liria është privuar A.A. (46) nga Struga, pas një denoncimi paraprak se ka sulmuar nënën e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet padi përkatëse.

Më 03.07.2026 në ora 18:05 në Shkup, policia e SPB Shkup e ka privuar nga liria P.S. (47) nga Shkupi, pas një denoncimi se rreth orës 17:45, në zonën e Qendrës, ka sulmuar fizikisht partneren e tij 40-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

Në SPB Veles është kryer bisedë zyrtare me një të mitur 17-vjeçar nga Velesi, në prani të prindit dhe përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale Veles, pas një denoncimi se në shtëpi ka sulmuar fizikisht dhe ka kërcënuar gjyshen e tij 82-vjeçare. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

Gjithashtu në Veles, policia e SPB Veles e ka privuar nga liria Z.M. (49) nga Velesi, pas një denoncimi nga një grua 62-vjeçare nga Velesi se i ka kërcënuar në shtëpinë ku jetojnë së bashku. Janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale Veles, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet padi përkatëse.

Në një rast të tretë në Veles, policia e SPB Veles e ka privuar nga liria S.D. (70) nga Velesi, pas një denoncimi se në shtëpi i ka kërcënuar bashkëshorten e tij 69-vjeçare. Ai është mbajtur në stacion policor, janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale Veles, dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet padi përkatëse.

Në Strumicë, policia e SPB Strumicë e ka privuar nga liria XH.M. (29) nga Strumica. Sipas denoncimit, ai në disa raste është sjellë në mënyrë agresive ndaj bashkëshortes së tij 28-vjeçare, ndërsa më 03.07.2026 ka shkuar para shtëpisë së prindërve të saj, ku ajo ndodhej me fëmijët e mitur, dhe ka bërë kërcënime. Personi është mbajtur në stacionin policor në Strumicë dhe është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë. Pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet padi përkatëse ndaj XH.M.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter