Grimi i nusërisë duhet zgjedhur gjithmonë me shumë kujdes, duke ndjekur patjetër stilin personal e duke i ndërthurur me disa dëshira të veçanta.
Por edhe kur të jetë natyral, grimi duhet të jetë në gjendje ta lartësojë bukurinë e nuses pa e deformuar atë.
Nëse jeni duke planifikuar dasmën tuaj së shpejti, në këtë artikull do të gjeni modelet më të bukura për të shkëlqyer në atë që quhet “dita juaj”.















