Kryeministri Hristian Mickoski dje foli në konferencën “CPAC” në Uashington, me ç’rast e shfrytëzoi rastin ta njoftojë publikun amerikan me monumentet historike dhe kulturore të Maqedonisë, informojnë nga Qeveria.
“Qytetarët e Maqedonisë janë tradicional, i duan familjet e veta, ndoshta jemi pak, por komuniteti maqedonas në SHBA është pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë amerikane. E di se e mbështetën presidentin Tramp gjatë zgjehdjeve, ata janë konservatorë dhe e di se do të vazhdojnë ta mbështesin presidentin tramp. Dhe atë që do të shtoja, ndërkaq është me rëndësi, është se edhe ne u zgjodhëm si pushtet i ri me shumicë të madhe para tetë muajve”, tha kryeministri Mickoski duke e sqaruar shoqërinë e Maqedonisë si multietnike me dy të tretat maqedonas, ndërsa një e treta, siç u shpeh ai, janë shqiptarë, vllehë, serbë, turq dhe të tjerë.






