Osmani e Rama marrin pjesë tek Asambleja e Përgjithshme e OKB-së

featured
Press Online
22 Shtator 2024, 17:44

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Shqipërisë do të marrin pjesë në takimin që do të zhvillohet sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së fokusin kryesor të takimit të sotëm e ka konfliktet në vendet e botës.  Sipas agjendës do të diskutohen konfliktet në Gaza, Sudan dhe Ukrainë.

Komisioni Evropian ka njoftuar se sesioni i OKB-së në New York, do të ndiqet nga një delegacion i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian duke përfshirë Josef Borrell dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Fokusi i BE-së do të jetë trajtimi i konflikteve dhe krizave në të gjithë botën. Në një sfond të zymtë të krizave të shkaktuara nga njeriu dhe ato natyrore, BE-ja dhe shtetet anëtare do të fokusohen në pesë prioritete kryesore: ri-angazhimi për themelet e një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla; mbështetjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare; avancimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe financimi për zhvillim; adresimi i krizës së trefishtë planetare; dhe nxitja e besimit nëpërmjet një sistemi shumëpalësh më efektiv”, theksohet në njoftimin e Komisionit Evropian.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter