Haxhiu: Drenica e mobilizuar për ta ndalur krizën dhe për ta bërë ndryshimin pozitiv

featured
Press Online
26 Maj 2026, 11:03

Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim Drenicë, ku ka qenë i shoqëruar nga kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku, nënkryetari Fadil Nura si dhe kandidatë të tjerë për deputetë.

Sipas Haxhiut, ata janë mirëpritur në konakun e Musli Hazirit në Leçinë, ku është diskutuar për situatën politike dhe nevojën për ndryshim.

“Drenica e mobilizuar për ta ndalur krizën dhe për ta bërë ndryshimin pozitiv për Kosovën,” ka deklaruar Haxhiu, duke e shoqëruar mesazhin me sloganin: “STOP KRIZËS, NDRYSHO KOSOVËN!”, ka thënë ai në një postim në Facebook.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter