Ushtarët e Gardës së Iowas mbajnë trajnim mjekësor me FSK-në, ambasada amerikane: Së bashku më të fortë

featured
Press Online
10 Gusht 2024, 13:09

Që nga 7 gushti deri më sot, pjesëtarë të Gardës Kombëtare Ajrore të Iowas kanë mbajtur trajnimin mjekësor me ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga ekipi “Role 1” në Kazermën “Adem Jashari”.

Kështu ka njoftuar Ambasada amerikane.

Sipas ambasadës, ky trajnim do t’i ndihmojë ekipet e FSK-së që të përmirësojnë procedurat standarde të operimit dhe ndërveprueshmërisë.

“Nga data 7-10 gusht, 38 pjesëtarë të Gardës Kombëtare Ajrore të Iowa-s kanë kryer trajnimin mjekësor të Rolit 1 me Forcën e Sigurisë së Kosovës në Kazermën Adem Jashari! Ky ushtrim do t’i ndihmojë ekipet e Rolit 1 të FSK-së që të përmirësojnë Procedurat Standarde të Operacionit dhe ndërveprueshmërinë. Ky është një tjetër dëshmi për forcën, rëndësinë dhe suksesin e Programit të Partneritetit Shtetëror”, thuhet në shkrimin e ambasadës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter