Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më të madhe të saj

featured
Press Online
05 Qershor 2026, 01:49

Aktivisti dhe pedagogu Shpend Gashi, i ftuar këtë të enjte në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, deklaroi se protesta e shqiptarëve e ka arritur qëllimin më të madh.

Sipas tij, sot shqiptarët janë bashkuar dhe të gjithë së bashku janë bërë kundër dyshes Rama-Berisha.

Pjesë nga biseda:

Gashi: Kjo protestë, gjëja më e madhe që ka bërë, është kohezioni social. Ne nuk e shohim njëri-tjetrin si armik. Po i bëjmë presion establishmentit, jo qeverisë.

Borakaj: Mendoni se ia keni arritur?

Gashi: Po, patjetër. Kur doli Rama, pesë minutat e para po qaja. M’u duk vetja si Bip Bip-i. Por ne jemi të mendimit se këta të dy, Berisha dhe Rama, duhet të ikin.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter