Nga data 31 gusht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë do të jetë e bllokuar në orët e mbrëmjes për automjete

featured
Press Online
08 Gusht 2024, 16:21

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se rruga “Fehmi Agani” do të jetë e bllokuar për automjete nga data 31 gusht.

Sipas njoftimit, kjo rrugë do të jetë e bllokuar çdo natë nga ora 21:00 deri në orën 02:00.

Nga ndalimi janë përjashtuar, mjetet motorike me rëndësi të veçantë, mjetet për intervenime nga institucionet kompetente (Policia, Inspektorati, automjetet emergjente) dhe banorët e lagjes.

“Pas koordinimit me Kosovo Police dhe duke marrë parasysh kërkesat e shumta nga qytetarët, njoftojmë se rruga “Fehmi Agani” (nga kryqëzimi me rrugën “Migjeni” deri te kryqëzimi me rrugën “UÇK”) do të mbyllet për qarkullim nga data 31.08.2024, çdo natë nga ora 21:00 deri në orën 02:00″, thuhet në njoftimin e Komunës.

Vendim i marrë nga Komuna e Prishtinës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter