Dy orë pritje në Merdarë e te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova

featured
Press Online
08 Gusht 2024, 15:55

Bashkatdhetarët që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, pas pushimeve në Kosovë, po përballen me pritje të gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë.

Në raportin e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të mëngjesit të sotëm (ora 11:14), bëhet e ditur se në vendkalimin kufitare në Merdar dhe te Dheu i Bardhë janë krijuar kolona të gjata të automjeteve, ku bashkatdhetarët po presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova.

Kolona e pritjes te Dheu i Bardhë është mbi një kilometër, ndërsa në Merdar 800 metra.

Në pikat e tjera nuk ka fluks të madh dhe pritja është 5-10 minuta.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter