Elezi: KQZ pret përfundimin e ankesave para shpalljes së rezultateve përfundimtare

featured
Press Online
22 Qershor 2026, 10:09

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në pritje të përfundimit të procesit të shqyrtimit të ankesave nga institucionet kompetente para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për Ekonomia Online se shpallja e rezultateve varet nga përmbyllja e procedurave ankimore dhe vendimet që do të nxirren nga institucionet përkatëse.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjen e institucioneve përkatëse para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Pas marrjes së këtyre vendimeve, mbetet të shihet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në”, tha Elezi.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter