Humbin jetën 2 vajza të reja nga Kosova në aksident të rëndë në Gjermani

featured
Press Online
22 Qershor 2026, 10:59

Dy vajza nga Topanica e Kamenicës kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, që ndodhi në autostradën A5 pranë Appeweierit, të dielën.

Mediat kosovare kanë raportuar se bëhet fjalë për E.Z. 24-vjeçare dhe A.Z 18-vjeçare, nga fshati Topanicë.

Lidhur me rastin kanë shkruar edhe mediat gjermane. Raportohet se një person i përfshirë në aksident ka pësuar lëndime të rënda.

Sipas raportimeve të para, shkaku i aksidentit ka qenë një manovër e gabuar për ndryshimin e korsisë, ku dy automjete me shpejtësi të lartë u përplasën me njëra-tjetrën, duke shkaktuar aksidentin përplasjen fatale.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, pasagjerët e katër automjeteve nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa dy vajzat që udhëtonin së bashku në një makinë humbën jetën në vendngjarje.

Autostrada A5, në afërsi të daljes së Appenweierit në drejtim të Karlsruhe-s, mbeti e mbyllur plotësisht deri rreth orës 20:00 sipas orës lokale.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter