Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet shihen në momente romantike në New York!

featured
Press Online
22 Qershor 2026, 00:21

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet kanë tërhequr sërish vëmendjen e mediave rozë, pasi u fotografuan duke shijuar një dalje romantike në rrugët e New York-ut.

Çifti i famshëm u pa duke ecur dorë për dore në Manhattan, duke mos i fshehur momentet e afërsisë mes tyre. Në fotografitë e publikuara nga paparacët, Kylie shihet duke përqafuar aktorin rreth shpatullave teksa prisnin të kalonin rrugën, ndërsa Timothée iu përgjigj me një gjest të ëmbël, duke vendosur dorën në pjesën e poshtme të shpinës së saj.

Pas shëtitjes, dyshja vendosën të eksploronin qytetin me biçikleta me qira, duke shijuar një ditë të qetë larg tapetit të kuq dhe eventeve glamuroze.

Për këtë dalje, themeluesja e markës së kozmetikës kishte zgjedhur një paraqitje minimaliste dhe sportive. Ajo u shfaq me një bluzë të zezë pa mëngë, pantallona të shkurtra të zeza, këpucë baleti dhe syze elegante dielli. Fansat vunë re gjithashtu se Kylie dukej pothuajse pa grim, duke preferuar një pamje natyrale.

Nga ana tjetër, ylli i filmave hollivudianë kishte zgjedhur një stil krejtësisht casual, me një bluzë gri Adidas, pantallona të shkurtra blu me motive dhe një kapelë të ekipit të bejsbollit New York Yankees.

Dalja e tyre e fundit vjen në një kohë kur marrëdhënia mes Jenner dhe Chalamet duket më e fortë se kurrë. Edhe pse të dy kanë zgjedhur ta mbajnë larg vëmendjes publike pjesën më të madhe të romancës së tyre, paraqitjet e shpeshta së bashku muajt e fundit kanë bindur fansat se lidhja po bëhet gjithnjë e më serioze.

Fotografitë e publikuara janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë komentuar se çifti duket më i lumtur dhe më i afërt se kurrë më parë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter