Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, shprehet pesimist sa i takon bisedimeve me Bullgarinë për zhbllokimin e procesit integrues. Ai akuzon VLEN-in se ka ndryshuar qëndrimin për ndryshimet kushtetuese dhe se premtimet për realizimin e tyre kanë mbetur pa u përmbushur.
“Ky proces lë shumë për të dëshiruar, ju e dini angazhimin BDI-së që në zgjedhjet e vitit 2024 ka qenë “Jo Rusisë, Po Evropës” pikërisht për këto arsye me të cilat po përballemi sot. Atëherë kishte njerëz që me shaka e shikonin sloganin tonë, ai slogan sot po vërtetohet çdo ditë e më shumë. Kush do të bëjë presion, kush do të udhëheq procesin. VLEN-i ata të cilët thoshin se pa ndryshime kushtetuese nuk hyjmë në qeveri. E pastaj thoshin brenda tre muajve e kur u futën, pastaj na jepni tre muaj pastaj gjashtë, pastaj një vjet, dy vjet e gjysmë kaluan a i dëgjoni të flasin për ndryshime kushtetuese. A keni pa gënjeshtarë të tillë në skenën politike, nuk besoj se keni pa”, tha Arber Ademi, sekretar i përgjithshëm i BDI-së.


