Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Kontrolle të përforcuara për “Black Friday”, ISHT do të verifikojë zbritjet

24 Nëntor 2026

TAV Aeroporte për herë të tretë realizon iniciativën e gjelbër „Mbillim sot për një të nesërme të qëndrueshme”, mbillen 30 pemë të reja në Komunën e Ilindenit

24 Nëntor 2026

Gashi: Kemi mbështetje të fortë nga Kroacia për anëtarësimin tonë në BE

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kërçeli për Ligjin e Speciales: Të votohet Presidenti, të enjten mund të votohet në lexim të dytë

Press Online6 Tetor 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link



Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka thënë se ende nuk ka njoftim për mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentit, ndërsa ka deklaruar se oferta e bërë nga kryeministri Albin Kurti ndaj PDK-së synon të shmangë zgjedhjet e reja.

Kërçeli, në “FIVE” në Dukagjin, ka theksuar se nga konferenca e Kurtit është bërë një ofertë që, sipas tij, paraqet mundësinë e fundit për tejkalimin e krizës institucionale.

“Për seancë  për president ende nuk kemi ndonjë njoftim por ne kishim një mbledhje të Grupit Parlamentar dhe për atë arsye gjendem në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Pak a shumë ishin ato dakordime që janë diskutuar në kryesi dhe Grup Parlamentar të VV-së. Nga konferenca e kryeministrit ishte edhe një ofertë përfundimtare se si të dalim nga kjo krizë institucionale dhe si të shpëtojmë nga një palë zgjedhje të reja të panevojshme për qytetarët e Republikës së Kosovës”, u shpreh Kërçeli.

Duke komentuar qëndrimin e PDK-së për pjesëmarrjen në seancën për presidentin, Kërçeli ka thënë se nëse deputetët e kësaj partie nuk qëndrojnë në sallë, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.

Sa i përket Ligjit për Dhomat e Specializuara, deputeti i VV-së ka mbrojtur qëndrimin e partisë së tij për procedurën e miratimit në dy lexime, duke iu referuar edhe një vendimi të Gjykatës Kushtetuese pas një rasti të vitit 2024.

Kërçeli ka thënë se nuk sheh ndonjë dallim nëse votimi i dytë i ligjit bëhet të enjten, duke argumentuar se deri atëherë nuk pritet të ndryshojë gjendja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Tutje, ai ka thënë se votimi në lexim të dytë pa kaluar 72 orë, sipas tij, do t’i jepte Listës Serbe mundësinë e dërgimit të tij në Gjykatën Kushtetuese.

“Ndërsa sa i përket ligjit për Dhomat e Specializuara dje ishte pika e parë dhe votuam të gjithë për plotësimin ndryshimin e këtij ligji. Mirëpo, duhet ta bëjmë të qartë se ishte pikërisht Partia Demokratike e Kosovës e cila në vitin 2024 në seancën e 5 dhjetorit me ligjet që kaluan në atë datë shkuan në Gjykatën Kushtetuese ku na u bë e qartë se shmangia e procedurave nuk mund të ndodh më herët se 72 orë dhe duhet t’ju jepet kohë deputetëve për të lexuar materialet dhe nëse do të vepronim në bazë të emocioneve dhe ta kalojmë në lexim të dytë do t’i jepnim mundësi Listës Serbe që këtë ligj ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dhe ta rrëzojë gjithë mundi i deputetëve të shkojë poshtë – nuk e di se ku është dallimi nëse të enjten votohet në lexim të dytë dhe nuk besoj se deri të enjten do të kishte diçka që e ndryshojë gjendjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Fillimisht do të duhej që deri të enjten të votojmë presidentin e të enjten ta votojmë ligjin në lexim të dytë dhe pastaj Presidenti i ri ta dekretojë”, u shpreh Kërçeli.

 

 

 

 

Previous ArticlePesimizëm në BDI për zhbllokimin e procesit, akuza ndaj VLEN-it për ndryshimet kushtetuese
Next Article Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për 4 vrasje në Kumanovë: Në qendër të akuzës edhe nekrofilia

Lajme të ngjashme

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis transfertat e shpejta bankare

24 Nëntor 2026 EKONOMI

Kosova dhe Shqipëria synojnë thellimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak

24 Nëntor 2026 KOSOVË

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

23 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Kontrolle të përforcuara për “Black Friday”, ISHT do të verifikojë zbritjet

Press Online24 Nëntor 2026 EKONOMI

Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) do të zbatojë kontrolle të përforcuara inspektuese…

TAV Aeroporte për herë të tretë realizon iniciativën e gjelbër „Mbillim sot për një të nesërme të qëndrueshme”, mbillen 30 pemë të reja në Komunën e Ilindenit

Press Online24 Nëntor 2026 EKONOMI

Punonjësit e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, së bashku me përfaqësuesit e Komunës…

Gashi: Kemi mbështetje të fortë nga Kroacia për anëtarësimin tonë në BE

Press Online24 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Me ftesën e kryetarit të Parlamentit Kroat, Gordan Jandrokoviq, kryetari i Kuvendit,…

Trençevska: Në vitin 2025 janë regjistruar 1754 raste të reja të dhunës në familje

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

“Në Maqedoni, gratë nuk vuajnë më vetëm nga duart e abuzuesve –…

Marta Kos: Ndryshimet kushtetuese janë kushti kryesor për zhbllokimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut

Press Online24 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, i ka bërë thirrje Qeverisë së…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.