Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka kritikuar Qeverinë lidhur me rezultatet e fundit të testit PISA.
Përmes një postimi në Facebook, Sadiku ka thënë se pas publikimit të rezultateve nuk ka pasur asnjë reagim nga Qeveria, duke kërkuar përgjegjësi për gjendjen në arsim.
“Asnjë reagim nga Qeveria për rezultatet e PISA-s. Asnjë kërkimfalje. Asnjë dorëheqje. Asnjë shkarkim. Asnjë përgjegjësi. E njëjta strategji si me katër të vdekurit në KEK: heshtje dhe vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë”, ka shkruar ai.
Sipas tij, institucionet nuk po marrin përgjegjësi dhe nuk po i zgjidhin problemet, ndërsa i ka akuzuar për përdorim të metodave të ndryshme për “bllokim, manipulim e populizëm”.
“Nuk japin përgjegjësi. Nuk qeverisin. Nuk i zgjidhin problemet. Por për bllokim, manipulim e popullizëm i kanë 100 metoda. Për me qeverisë – ZERRO”, shkroi Sadiku.


