Presidentët amerikan dhe ai rus zhvilluan një bisedë telefonike njëorëshe këtë të martë, ku Donald Trump i tha Vladimir Putinit se dëshironte një fund të shpejtë të luftës në Ukrainë.
Kjo u konfirmua nga këshilltari për politikën e jashtme i Putinit, Yuri Ushakov, qe sipas tij kjo do të bënte të mundur rivendosjen e plotë të marrëdhënieve Uashington Moskë.
“Kjo sipas presidentit amerikan do të kishte një ndikim të veçantë në lidhjet tregtare dhe ekonomike, dhe përfitime të mëdha për të dy vendet. Donald Trump është i etur të shohë një përparim të arritur gjatë presidencës së tij. Putin e mbështet këtë qasje”, tha Yuri Ushakov.
Yuri Ushakov, tha se presidenti Putin e kishte siguruar homologun amerikan se Rusia nuk ka “plane agresive” dhe armiqësore ndaj Evropës. Deklarata vjen në një periudhë tensionesh të larta mes Moskës dhe vendeve evropiane për shkak të luftës në Ukrainë.
Telefonat mes Trump dhe Putin vjen pas vizitës së dy negociatorëve të paqes të SHBA-së, Witkof e Kushner në Moskë dhe Kiev gjatë fundjavës, të cilën e vlerësuan si një lëvizje shumë pozitive. Ne qendër të diskutimeve ishte edhe shkëmbimi i të burgosurve. Dy udhëheqësit ranë dakord të qëndrojnë në kontakt dhe të zhvillojnë biseda të tjera nëse do të jetë nevoja.


