Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare me aftësi të kufizuar e më pas veten, letrat tronditëse që lanë pas

Press Online3 Shtator 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen Pietralata në Romë, ku tre anëtarë të një familjeje u gjetën të pajetë në dhomën e gjumit të banesës së tyre. Viktimat janë Luca Abbasciano, 42 vjeç, bashkëshortja e tij Valentina Pambianco, 41 vjeçe, dhe vajza e tyre 5-vjeçare, Bianca, e cila kishte një aftësi të kufizuar të rëndë. Edhe qeni i familjes u gjet i pajetë, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Alarmi u dha rreth orës 13:00 të së hënës, më 31 gusht, pasi një familjar nuk po arrinte të kontaktonte me ta. Shërbimet e emergjencës mbërritën në banesën në Via dell’Antracite dhe, pasi hapën me forcë derën, u përballën me skenën tragjike. Në vendngjarje u gjet edhe një pistoletë, e cila rezulton të ishte e regjistruar dhe në posedim të 42-vjeçarit.

Hetuesit po ndjekin kryesisht pistën e një vrasjeje-vetëvrasjeje, por dinamika e saktë ende nuk është përcaktuar. Testi kriminalistik i njohur si “Stub” pritet të ndihmojë në përcaktimin se kush e ka përdorur armën. Në banesë u gjetën edhe rreth një duzinë letrash, të nënshkruara nga të dy bashkëshortët dhe të drejtuara familjarëve, ku shprehej mesazhi se “vetëm nuk ia dalim dot”.

Sipas rindërtimit paraprak, çifti kishte përballuar prej vitesh vështirësi të mëdha në kujdesin ndaj vajzës së tyre, e cila kishte lindur para kohe dhe me probleme të rënda shëndetësore. Familja ishte e njohur dhe ndiqej nga shërbimet sociale të bashkisë, përfshirë edhe mbështetje ekonomike. Megjithatë, autoritetet theksojnë se bëhej fjalë për një familje të integruar dhe jo për një situatë marginalizimi.

Kryetari i Bashkisë IV të Romës, Massimiliano Umberti, shprehu dhimbje të thellë për tragjedinë, duke thënë se familja kishte luftuar prej vitesh për të përballuar situatën dhe se ndihma e ofruar nga institucionet, pavarësisht përpjekjeve, nuk kishte rezultuar e mjaftueshme. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe orët e fundit të familjes.

/vizionplus.tv

Previous ArticleRamadani: Po falimenton vendimmarrja, do të duhen vite të tëra për ta stabilizuar shtetin
Next Article Plani sekret prej rreth 600 milionë eurosh i Manchester Unitedit

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.