Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka folur rreth vendimit të gjashtë deputetëve të LDK-së që deklaruan se s’do ta mbështesin Bekim Sejdiun për president, raporton Ekonomiq Online.
“T’i thuhet jo një propozimi të përbashkët, që ka për qëllim zhbllokimin e institucioneve, nuk është një vendim i duhur dhe nuk është në interes të qytetarëve”.
“ I dini qëndrimet e PDK-së dhe të Aleancës. Megjithatë, unë pres që çdo deputet të jetë në nivelin e përgjegjësive që ka.”


