Ariana Grande ka zbuluar arsyen pse fansat e vunë re duke çaluar gjatë performancave të saj në Londër, duke treguar se po rikuperohet nga një dëmtim në këmbë.
Këngëtarja 33-vjeçare u ka shpjeguar fansave se ka pësuar një “prerje të thellë” dhe, për këtë arsye, është detyruar të ndryshojë edhe veshjen për dy koncertet e fundit në O2 Arena.

Grande tha se do të heqë përkohësisht dorë nga takat e saj karakteristike dhe do të zgjedhë këpucë më të rehatshme, ndërsa rikuperohet, shkruan DailyMail.
Do të duhet të vesh këpucë të rehatshme për shfaqjen e kësaj mbrëmjeje dhe ndoshta edhe nesër, pasi jam e fashuar dhe po rikuperohem nga një dëmtim i vogël
-u shpreh ajo.
Ariana sqaroi se dëmtimi nuk ka të bëjë me ndonjë ndrydhje apo problem muskulor, por me një prerje të thellë që i shkakton vështirësi në mbështetjen e peshës në atë këmbë.
Pavarësisht kësaj, këngëtarja konfirmoi se nuk ka ndërmend të anulojë performancat e saj.
Mos u shqetësoni. Do të vazhdoj shfaqjen dhe jam duke u shëruar. Mezi pres të performoj për ju sonte dhe nesër, edhe nëse jam disa centimetra më e shkurtër se zakonisht
-tha Grande me humor.

Shqetësimi për gjendjen e saj nisi pasi fansat e panë duke çaluar gjatë rezidencës së saj dhjetënetëshe në Londër.
Performanca e këngëtares pavarësisht dëmtimit ka bërë që shumë prej tyre të shprehin mbështetjen e tyre në rrjetet sociale, ndërsa Grande i ka siguruar se është duke u rikuperuar.
Dy koncertet e fundit në O2 Arena shënojnë edhe përfundimin e turneut “Eternal Sunshine”.
Pas mbylljes së tij, Ariana pritet të marrë një pushim të planifikuar nga angazhimet profesionale.
Kështu, pavarësisht një dëmtimi që e ka detyruar të ndryshojë edhe këpucët e skenës, Grande duket e vendosur ta përfundojë turneun në Londër dhe t’u japë fansave performancat që kanë pritur.


