Kylie Jenner ka reflektuar mbi një nga blerjet më të mëdha të pasurive të patundshme që ka bërë në moshë të re, duke pranuar se një periudhë e jetës së saj ishte bërë “shumë e madhe” për t’u menaxhuar.
Në një intervistë për “Who What Wear”, sipërmarrësja dhe ylli televiziv tregoi se me kalimin e viteve ka ndryshuar mënyrën se si e koncepton luksin dhe mënyrën e jetesës.

Jenner kujtoi se kur ishte më e re, e shihte një jetë luksoze dhe një shtëpi madhështore si diçka shumë të rëndësishme për të.
E ndërrova mendjen për këtë. Kur isha më e re, isha shumë e emocionuar dhe bleva shtëpinë më të çmendur në Beverly Hills dhe thjesht kalova nëpër atë proces
-rrëfeu ajo.

Megjithatë, më vonë kuptoi se luksi i tepruar nuk i sillte domosdoshmërisht atë që kërkonte.
E kuptova se jeta ime ishte bërë shumë e madhe. Mendoj se e humba kontrollin e jetës sime atje për një kohë
-shtoi Jenner.
Bëhet fjalë për rezidencën në Beverly Hills, të cilën Kylie e bleu në vitin 2018 së bashku me ish-partnerin e saj, Travis Scott, për 13.5 milionë dollarë.

Me kalimin e kohës, duket se Jenner ka ndryshuar preferencat e saj për mënyrën se si dëshiron të jetojë dhe të ndihet në shtëpinë e saj.
Më herët këtë vit, Jenner foli edhe për rezidencën e saj të re në Hidden Hills, Kaliforni, duke zbuluar disa nga detajet që e bëjnë atë më të përshtatshme për shijet e saj.
Shtëpia përfshin kuzhinën e ëndrrave të saj, mure guri dhe pajisje me stil vintage, duke reflektuar një estetikë më personale dhe më të ngrohtë, ndryshe nga ideja e luksit ekstrem që kishte kur ishte më e re.


