Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ekzekutohet brenda në makinë bosi i Camorra-s në Itali, dyshohet për përplasje mes klaneve mafioze

Press Online31 Gusht 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një atentat me armë zjarri ka tronditur zonën e Pimonte, në provincën e Napolit, duke rikthyer në vëmendje konfliktet e vjetra mes klaneve të Camorras.

Raffaele Afeltra, 69 vjeç, i njohur si një figurë historike e Camorras dhe pjesë e fraksionit Afeltra-Di Martino të Pimonte, është vrarë me armë zjarri.

Afeltra u gjet pa shenja jete brenda makinës së tij, pranë një parcele toke në zonën malore të Monti Lattari.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, viktima dyshohet se është sulmuar nga persona të paidentifikuar, të cilët kanë qëlluar disa herë me armë gjahu të kalibrit 12. Të shtënat kanë qenë fatale për 69-vjeçarin.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi dinamikën e atentatit dhe autorët, ndërsa po hetohet edhe motivi që qëndron pas vrasjes.

Ishte i lirë prej tre vitesh

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një tokë në pronësi të Afeltrës, në zonën e Monti Lattari.

I njohur me nofkën “O’ Burraccione”, Afeltra ishte në liri pas një periudhe burgimi. Në vitin 2019, ai ishte dorëzuar tek autoritetet italiane pas një periudhe të shkurtër arratie dhe më pas kishte vuajtur dënimin e formës së prerë për zhvatje në kuadër të veprimtarisë së Camorrës.

Prej rreth tre vitesh ai ndodhej sërish në gjendje të lirë.

Tashmë hetuesit po analizojnë të kaluarën e tij kriminale, kontaktet dhe konfliktet e mundshme me grupe rivale, në përpjekje për të zbardhur vrasjen dhe për të kuptuar nëse atentati lidhet me përplasje të vjetra mes klaneve.

Previous ArticlePhillips për krizën politike: Miqtë e Kosovës janë lodhur, zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje e qëndrueshme
Next Article “Harrojeni Alvarezin, ja ku e keni Osimhenin” – legjenda franceze mesazh Barcelonës dhe Arsenalit

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.