Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka publikuar këtë të diel dy fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, të shoqëruara me një mesazh për familjen dhe mbështetësit e tij.
“Një dhuratë e vogël dashurie dhe shprese”, shkruan Maduro në postimin e tij, duke thënë se fotografitë ua dërgon nipërve dhe mbesave, fëmijëve dhe “të gjithë njerëzve fisnikë” që e mbështesin.
“Dua që ta dini se qëndrojmë të fortë, me zemrën plot me dashurinë tuaj”, shkruan ai, duke falënderuar për lutjet, solidaritetin dhe mbështetjen.
Maduro përmend edhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, dhe shprehet se të dy mbeten të fortë, të qetë dhe me besim te Zoti.
“Zoti është me ne. Zoti do të kujdeset. Venezuela do të rilindë”, përfundon mesazhin e tij.
Në foton e publikuar, ai shfaqet i veshur me një kostum sportiv ngjyrë gri, ku duket i buzëqeshur.


