Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me deputetët dhe drejtuesit e njësive organizative të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, ku në fokus ishin organizimi i strukturave dhe përgatitjet për sezonin e ri politik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se diskutimet u përqendruan te organizimi i “Pranisë Besnike”, metodologjia e “BESËS” dhe sistemi i ri i “PasqyrAlbania”.
Rama e cilësoi takimin si një diskutim të dobishëm dhe një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste.
POSTIMI I EDI RAMËS:
Me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të Qarkut Tiranë, patëm sot një diskutim të dobishëm për organizimin e Pranisë Besnike
duke hedhur një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste
/vizionplus.tv


