Emily Ratajkowski ka ndarë me ndjekësit një seri fotografish nga pushimet e saj, duke sjellë momente të relaksit pranë detit, ditë në plazh dhe një arratisje me jaht.
Modelja 35-vjeçare shfaqet në disa modele bikini, teksa shijon atmosferën verore dhe kohën larg angazhimeve. Mes fotografive ka edhe momente më familjare, ku Ratajkowski shihet në plazh së bashku me djalin e saj pesëvjeçar, Sylvester.

Por një prej imazheve tërhoqi vëmendjen më shumë se të tjerat.
Në të, Emily shfaqet duke shkëmbyer një puthje me regjisorin francez Romain Gavras, duke i dhënë fansave një tjetër pamje nga marrëdhënia e tyre.
Ratajkowski dhe Gavras janë lidhur romantikisht që nga nëntori i vitit të kaluar dhe, ndonëse kanë preferuar të mos ndajnë shumë detaje për romancën, dyshja është shfaqur së bashku në disa raste, ndërsa lidhja e tyre tashmë është bërë e dukshme edhe në rrjetet sociale, shkruan DailyMail.

Gavras është gjithashtu i njohur për marrëdhënien e tij të mëparshme me këngëtaren Dua Lipa, me të cilën ishte në një lidhje për një periudhë.
Marrëdhënia me Gavras është lidhja më e gjatë e Ratajkowskit që nga divorci i saj nga producenti Sebastian Bear-McClard në vitin 2022.
Që prej ndarjes, jeta sentimentale e modeles ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, me emrin e saj të lidhur me disa figura të njohura të botës së showbiz-it.

Por tashmë duket se Emily po hyn në një kapitull tjetër, si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale.
Së fundmi, modelja ka bërë të ditur se do të publikojë librin e saj të ri, “Mother F*cker”, ku do të trajtojë përvojat e saj si nënë beqare, jetën sentimentale dhe përditshmërinë në New York.
Nga fotot e pushimeve te puthja me Gavras, Ratajkowski duket se po e ndan gjithnjë e më shumë jetën e saj me publikun, dhe këtë herë, një puthje e vetme mjaftoi për të ndezur edhe më shumë kureshtjen rreth romancës së saj të re.


