Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të huamarrjes, në një kohë kur deficitet buxhetore dhe normat e interesit janë në rritje, sipas një raporti ekonomik të publikuar sot.

Sipas parashikimeve të Komisionit Evropian, deficiti buxhetor i 21 vendeve, që përdorin euron si monedhë të përbashkët, pritet të arrijë në 3,5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2026, përpara se të rritet në 3,6% në vitin 2027 dhe në 3,8% në vitin 2028.

Megjithatë, sipas rregullave të BE-së, vendet e eurozonës, duhet ta mbajnë deficitin buxhetor nën kufirin prej 3% të PBB-së, me disa përjashtime të kufizuara për shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe energjinë.

Ekzekutivi i BE-së u ka bërë thirrje vendeve të eurozonës, të tregojnë kujdes në administrimin e financave publike dhe të mbajnë nën kontroll deficitet, pasi kostot e shërbimit të borxhit, po rriten si pasojë e normave më të larta të interesit.

“Zbatimi i politikave fiskale të kujdesshme për të mbrojtur stabilitetin ekonomik dhe financiar në një botë të pasigurt është thelbësor”, deklaroi komisioneri evropian për Ekonominë, Valdis Dombrovskis.

Sipas Komisionit Evropian, rritja e deficiteve buxhetore lidhet kryesisht me shtimin e shpenzimeve për mbrojtjen, rritjen e interesave për borxhin publik, si dhe me disa masa të ndërmarra, për të lehtësuar ndikimin e kostove më të larta të energjisë te konsumatorët dhe bizneset.

Përveç uljes së deficiteve, Komisioni u ka kërkuar vendeve të Bashkimit Evropian, të harmonizojnë masat kombëtare për përmirësimin e konkurrueshmërisë dhe produktivitetit, si dhe të investojnë në krijimin e vendeve cilësore të punës, me synim forcimin e ekonomisë.

“Konkurueshmëria dhe fuqia industriale e Evropës, varen nga aftësia jonë për të vepruar së bashku”, deklaroi zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Stéphane Séjourné.

“Duke harmonizuar politikat evropiane dhe ato kombëtare, mund t’i shndërrojmë ambiciet tona industriale, në rezultate konkrete dhe në mirëqenie”, shtoi ai.

Previous ArticleMickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA
Next Article Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Lajme të ngjashme

Zbulimi tronditës nga ditari i Papa Françeskut: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri

24 Nëntor 2026 GLOBI

”Financial Times”: Hegseth bllokon dërgimin e 60 raketave “Patriot” për Ukrainën

24 Nëntor 2026 GLOBI

Wadephul: Trump nuk duhet të ndërhyjë në vendimet e kompanive private

24 Nëntor 2026 GLOBI

Trump kërkon përshpejtimin e ekzekutimeve në rastet e dënimit me vdekje

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026 GLOBI

Ndalohen telefonat në shkolla, pas rezultateve të dobëta në testin PISA

23 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.