Emrat e Arber dhe Florian Xhekajt sot njihen në botën e hokejit profesionist, por pas suksesit të tyre qëndron historia e babait të tyre, Jack Xhekaj, i cili pati një udhëtim të vështirë që u bë themeli i së ardhmes së familjes së tij.
Agjencia për Refugjatë në kuadër të UNICEF-it në Kanada, ka ndarë historinë e familjes Xhekaj, duke treguar rrugëtimin e Jackut, i cili u detyrua të largohej nga Kosova për shkak të luftës, raporton Klankosova.tv.
Pas mbërritjes në Kanada, Jack Xhekaj gjeti siguri, ndërtoi një jetë të re, u njoh me bashkëshorten e tij Simona dhe së bashku krijuan familjen e tyre, duke rritur katër fëmijë.
Vite më vonë, dy prej djemve të tyre, Arber dhe Florian Xhekaj, arritën ëndrrën për të luajtur hokej profesionist, duke u bërë shembull i suksesit dhe i përkushtimit.
“UNICEF Canada” shkruan se historia e familjes Xhekaj është një dëshmi e fuqisë së familjeve refugjate dhe mundësisë për të nisur një kapitull të ri në jetë.
“Historia e tyre është një dëshmi e forcës së familjeve refugjate dhe e fuqisë së një shansi të dytë. Kur njerëzve të detyruar të largohen nga vendi i tyre u jepet mundësia të rindërtojnë jetën, ata jo vetëm që mbijetojnë – ata krijojnë të ardhme që frymëzojnë breza të tërë”, shkroi faqja zyrtare e “UNICEF Canada”.
Për më tepër, UNHCR ka publikuar edhe një “strip” të rrugëtimit të familjes Xhekaj, nga ikja nga Kosova e deri te suksesi në hokejin profesionist. /Klankosova.tv


