Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Pas katër muajsh në spital, Christina Applegate rikthehet në shtëpi?

Press Online4 Gusht 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Christina Applegate është kthyer në shtëpi pas një qëndrimi katërmujor në spital, ndërsa raportimet e mediave amerikane bëjnë të ditur se aktorja po ndihet më mirë dhe po vazhdon rikuperimin.

Ende nuk është konfirmuar nëse shtrimi i saj lidhej drejtpërdrejt me sklerozën e shumëfishtë (MS), sëmundjen autoimune me të cilën është diagnostikuar që nga viti 2021.

Përfaqësuesi i aktores nuk ka dhënë detaje mbi arsyen e hospitalizimit, duke theksuar vetëm se Applegate ka kaluar prej vitesh sfida të shumta shëndetësore.

Pak kohë pas shtrimit, ylli i Hollywood-it falënderoi ndjekësit për mbështetjen e vazhdueshme përmes një postimi në Instagram, ku u shpreh se, megjithëse problemet shëndetësore janë bërë pjesë e përditshmërisë së saj, ajo vazhdon të ndihet e fortë dhe sheh përmirësime nga dita në ditë.

Edhe aktori David Faustino, kolegu i saj në serialin ikonë “Married… with Children”, foli për gjendjen e saj, duke thënë se periudha nuk ka qenë e lehtë, por Christina nuk e ka humbur optimizmin dhe sensin karakteristik të humorit.

Applegate ka qenë gjithmonë e hapur për betejën e saj me shëndetin. Në vitin 2025 ajo zbuloi se ishte shtruar në spital për shkak të një infeksioni në veshka, ndërsa në një intervistë të muajit shkurt tregoi se skleroza e shumëfishtë e detyron shpesh të kalojë ditë të tëra në shtrat.

Pavarësisht vështirësive, aktorja ka theksuar se përpiqet të ruajë normalitetin në jetën e saj dhe të jetë pranë vajzës së saj, Sadie, duke e shoqëruar çdo ditë në shkollë sa herë që gjendja shëndetësore ia lejon.

Previous Article“Nga refugjat në prind i dy yjeve të hokejit”, historia frymëzuese e Jack Xhekajt në Kanada
Next Article UNESCO: Degradimi i vlerave të zonës së Ohrit nuk është ndalur

Lajme të ngjashme

“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zgjedh një veshje elegante dhe plot stil gjatë pushimeve

22 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez zgjedh dantellën transparente dhe diamantet për premierën në Los Angeles

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Melania Trump u pyet se çfarë nuk di publiku për bashkëshortin e saj, ja si reagoi ajo

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Angelina Jolie udhëtoi për në Kamboxhia pasi shiti pronën e saj në Los Angeles, ajo dëshiron të jetojë më shumë si një nomade

20 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.